Strategu i Atalantës, Gasperini paralajmëron Gjimshitin dhe shokët e tij për pushimet: Të gjithë mund të luajnë futboll përveç…

strategu i atalantes gasperini paralajmeron gjimshitin dhe shoket e tij per pushimet te gjithe mund te luajne futboll pervec

































Xhan Piero Gasperini ka vendosur që të qëndroje te Atalanta dhe i ka idetë e qarta se çfarë pret nga skuadra e tij në vazhdim. Bergamaskët fituan Ligën e Europës, do të luajnë në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm dhe do të jenë protagonistë edhe në Superkupën e Europës përballë Real Madridit.

gjimshiti

Ndaj trajneri kërkon që Gjimshiti & Co. të jenë të gjithë në formë fizike të përshtatshme pasi të kthehen nga pushimet, pasi nuk do të ketë shumë kohë për të përgatitur sezonin e ri.

“Çfarë nuk do të toleroj në fillimin e grumbullimit? Që të jenë të shëndoshë. Mund të luajnë futboll të gjithë përveç të shëndoshëve. Nuk do të kenë kohë, mes Europianit dhe gjërave të tjera. Do të rifillojmë më 10 korrik, kush do të jetë me kombëtaret do të ketë 20 ditë të merituara pushime gjithsesi. Do të kemi mbërritje lojtarësh në periudha të ndryshme, do të duhet të përshtatemi dhe duhet të jemi të gatshëm. Do të kemi shumë dëshirë për të rifilluar”, tha trajneri i cili tani po mendon të ndërtojë një ekip edhe më të mirë se ky aktual.

“Çdo gjë mund të përmirësohet, edhe Real Madridi nëse vendos Mbape mund të përmirësohet. Por pastaj duhet që të bëjmë që të gjithë lojtarët të jenë bashkë. Duam të përmirësojmë skuadrën, e cila do të ketë sy edhe më të vëmendshëm se kundërshtarët dhe kjo do të na bëjë që të përmirësohemi”, tha trajneri italian pas ndeshje së prapambetur me Fiorentinën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts