“Street art” si ironi ndaj Putinit, shfaqet piktura murale në rrugët e Varshavës mbi fundosjen e kryqëzorit “Moskva”

Pikturat murale në rrugët dhe muret e qytetit, janë parë shpesh si formë ekspresioni dhe reagimi ndaj realitetit. Diçka e tillë thuhet se ka ndodhur edhe në Rusi.

Ndërkohë që Moska vijon luftën me Ukrainën, në rrugët e Varshavës janë shfaqur pamje që lidhen pikërisht me këtë luftë.

“Një mural mbi një ngjarje të njohur u shfaq në Varshavë”, raportoi Nexta.

Subjekt i pikturës ka qenë goditja e luftëtanijes ruse, krenarisë së flotës së Moskës, kryqëzori Moskva.

Kievi pretendon se anija është fundosur si pasojë e një sulmi të saj, ndërsa Kramlini pretendon se gjithçka ndodhi si pasojë e shpërthimit të një zjarri në kuvertën e anijes.

Ukraina e ka shpallur anijen e fundosur, si pjesë të trashëgimisë së saj ujore.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *