Strehimi i afganëve, Ambasadorja Kim shpreh mirënjohjen ndaj Shqipërisë: Me ndihmën e shteteve si ju, evakuuam 124 mijë qytetarë





yuri kim 3

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka shprehur mirënjohjen ndaj Shqipërisë për evakuimin dhe strehimin e qytetarëve afganë nga vendi i tyre.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ajo shkruan se SHBA ndërmori një nismë të madhe për të evakuuar qytetarët amerikanë, personelin dhe afganët në rrezik.

Ajo shkruan në Twitter se me ndihmën e Shqipërisë, janë evakuuar 124 mijë qytetarë përfshirë dhe 6 mijë amerikanë.

“SHBA ndërmori një nismë globale ku përmes kanaleve tona diplomatike evakuuam qytetarët amerikanë, personelin nga vendet partnere dhe afganët në rrezik. Me ndihmën e miqve si Shqipëria, ne kemi zhvendosur 124,000 njerëz në vend të sigurt, përfshirë 6,000 qytetarë amerikanë” – shkruan Kim.

Deri më tani në vendin tonë kanë mbërritur mbi 600 qytetarë afganë. Ata janë akomoduar në struktura hoteliere dhe në rezidenca studentore në Durrës, Tiranë e Lezhë.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar vendi ynë është gati të presë rreth 4 mijë qytetarë nga Afganistani. Në një intervistë televizive, ai zbuloi se shpenzimet për strehimin e afganëve në Shqipëri i mbulon SHBA-ja.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *