Strehimi i afganëve/ Astrit Patozi: Edhe me hap derën e shtëpisë duhet takt. Basha bëri një reagim normal! Rama, hartim plot me mllef










Ish-kryetari i partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi, ka reaguar për çështjen e strehimit të afganëve në Shqipëri. Me anë të një postimi në facebook, Patozi shkruan se “edhe për të hapur derën e shtëpisë duhet takt”.

patozi

Ai vlerëson qëndrimin e kreut të PD, Lulzim Basha, që sipas tij këtë here ishte i qartë, i shkurtë dhe pa hipokrizi.

Ndërsa reagimin e kryeministrit Rama, Patozi e quan si një hartim plot me mllef.

“Në ndryshim nga hartimi plot mllef i Edi Ramës, i cili megjithëse ka “çelësat” e shtëpisë dhe askush nuk po e pengon, ngjante me ata që zihen edhe me “plaçkat e trupit”. Dhe kjo nuk besoj që ka lidhje me shtatorin, që po afrohet me shpejtësi më shumë për hall të të tjerëve”, shkruan Patozi.

Reagimi i plotë i Astrit Patozit

EDHE ME HAP DERËN E SHTËPISË DUHET TAKT

Në Shqipëri pothuajse nuk ka debat për pranimin e afganëve, që kanë bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara dhe ky është lajm i mirë. Ndonjë përjashtim i vogël thjesht e përforcon më shumë rregullin.

Natyrisht, do të gjenden gjithmonë arsye të veçanta patriotike dhe do të bëhen bilancet e përhershme se kush do të përfitojë politikisht prej kësaj, por jemi mësuar tashmë me këtë histori. Ajo ndodh pas çdo ngjarjeje, që nga zjarret e kullotave tona, e deri tek ngrohja globale, ndaj dhe nuk ka pse të mos përsëritet.

Deri tani reagimin më normal e ka pasur Lulzim Basha, i cili është shprehur shkurt dhe qartë, pa dozat e zakonshme të hipokrizisë dhe të patetizmit, që i kullon herë të tjera në çdo rresht e germë. Edhe pse nuk është përgjegjësia e tij direkte hapja apo mbyllja e dyerve të Shqipërisë, qëndrimi i tij është i rëndësishëm.

Në ndryshim nga hartimi plot mllef i Edi Ramës, i cili megjithëse ka “çelësat” e shtëpisë dhe askush nuk po e pengon, ngjante me ata që zihen edhe me “plaçkat e trupit”. Dhe kjo nuk besoj që ka lidhje me shtatorin, që po afrohet me shpejtësi më shumë për hall të të tjerëve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *