Strehimi i afganëve/ Berisha: Detyrim moral dhe ligjor, Shqipëria do t’i mikëpresë me gjithë zemër, por Edi Rama po e përdor vendimin për…










Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbi bisedimet Shqipëri-SHBA për strehimin e refugjatëve afganë duke u uruar mirëseardhjen këtyre të fundit.

berisha afgane

Berisha thotë se strehimi i atyre që kanë si alternativë prerjen e kokave nga xhelatët talebanë përbën detyrim moral ligjor, kombëtar dhe ndërkombëtar për Shqipërinë, që është vend anëtar i NATO-s.

Megjithatë Berisha shton se “fjalori prej ordineri të shplarë i Edi Ramës është dëshmi e përpjekjeve të turpshme të tij për ta përdorur vendimin për përfitime personale”.

“Me këtë rast le ti themi Zografit bis se ardhja e afganëve nuk ta heq ziftin e vasalit të serbomadhit Vuçiç apo të antishqiptarit që mohon genocidin ciklik të serbëve në Kosovë”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

KOMENTI I PLOTË

Dy fjale per afganet ne Shqiperi!

Rikthimi pas 20 viteve me shpejtesi ne Afganistan i talebaneve, rregjimit me obskurantist qe nga mesjeta, perben nje nga ngjarjet me dramatike te historise se Pasluftes se Dyte Boterore. Nder te tjera ky rikthim perben per kombin afgan nje kob te zi me pasoja tashme te njohura dhe katastrofale.

Ne kete kuader, strehimi i atyre qe kane si alternative prerjen e kokave nga xhelatet talebane perben detyrim moral por dhe ligjor kombetar dhe nderkombetar per çdo vend te lire. Shqiperia, si aleate e SHBA, si vend anetare e NATOs, si vend bijte e te cilit rane per tu bere te pavdekshem per paqen ne token afgane por dhe ne perputhje me traditen e shkelqyer te shqiptareve, sigurisht do te mikpres me gjithe zemer refugjatet afgan qofte perkohesisht qofte perfundimisht ne token e saj.

Ne kete aspekt, duke pare avancimin e papermbajtur dhe kapitullimin pa kushte te ushtrise afgane komandanteve te saj dikur krenari e qendreses per liri le te urojme qe kontigjenti i caktuar per Shqiperi te mund te arrije shendosh e mire ne dheun tone.

Por fjalori prej ordineri te shpelare duke share dhe anatemuar te tjeret i Edvin Kristaq Rames pikerisht ne njoftimin e tij drejtur shqiptareve per kerkesen e SHBA dhe vendimin e tij per te pranuar refugjatet afgan eshte deshmi e perpjekjeve te tij te turpshme per te perdorur kete vendim per perfitime e interesa personale politike duke e lidhur ate edhe me vasalitetin e tij te neveritshem ndaj padronit te tij Vuçiç, ftesen qe i ka bere kengetarit qe mbante koncerte kunder bombardimit te Beogradit nderkohe qe NATO po nderhynte per te ndaluar kasaphanen e kasapit te Ballkanit ndaj shqiptareve te Kosoves.

Me kete rast le ti themi Zografit bis se ardhja e afganeve nuk te heq ziftin e vasalit te serbomadhit Vuçiç apo te antishqiptarit qe mohon genocidin ciklik te serbeve ne Kosove. Ardhja e afganve ne Shqiperi nuk te lane duart nga thikat qe ti per logari te padronit tend dhe si tradhtar i kombit shqiptar i fute pas shpine Kosoves.

Ndaj dhe duke ju uruar mireseardhje refugjateve afgan ne Shqiperi, denoj me ashpersine me te madhe perpjekjen banale prej ordineri te Edvin Kristaq Rames per te shpelare fytyren e tij te nxire dhe per te ndretuar me sharje te ulta suksesin mbi nje drame te thelle njerezore. sb

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *