Strehimi i afganëve/ Rama citon Kanunin dhe kritikon Evropën: Kush nuk respekton mikun s’mund të marrë pjesë në asnjë ngjarje publike, përveçse në varrime. Të ruajmë humanizmin dhe…





Teksa flet për strehimin e afganëve, kryeministri Edi Rama citon Kanunin shqiptar, duke thënë se kush nuk respekton mikun s’mund të marrë pjesë në asnjë ngjarje publike, përveçse në varrime.

edi rama itali

Nga Otranto, Rama kritikoi edhe Evropën, kur tha se kujtesa nuk duhet të shndërrohet në një shkretëtire.

Sipas tij, ajo që ka rëndësi është humanizmi dhe se zemra e projektit evropian nuk duhet të shndërrohet në një bankomat, ku njerëzit të ndahen në të pasur dhe të varfër. “Kjo nuk është Evropa që unë do të ëndërroja për fëmijët tanë”, u shpreh Rama.

“Unë besoj se duhet të jemi krenarë se kushtetuta jonë e parë, edhe pse nuk ishte një kushtetutë e mirëfillte ishte një kanun, që nuk synonte institucionet demokratike, por krijoi një institucion moral të rëndësishëm për shqiptarin. Institucioni i mikpritjes.

Në Kanun thuhet se Shtëpia e shqiptarit është shtëpia e zotit dhe e mikut. Përkthimi perfekt do të ishte “Shtëpia e zotit dhe udhëtarit”, sepse për çfarë arsye kur një njeri troket në derën tender ti duhet ta hapësh, sepse aty është vullneti i zotit. Ti duhet ta respektosh këtë vullnet dhe kur tjetri ka nevojë për ty, ti duhet ta presësh.

Është një kapitull i tërë në kanunin tonë që flet për mikpritjen.

Ekziston një dënim i rreptë në kanun për ata që nuk pranojnë t’i hapin derën dhe të nderojnë detyrimin e mikpritjes për ata që kanë nevojë. Kanuni thotë që ‘ai që nuk respekton mikun nuk mund të marrë pjesë në asnjë ngjarje publike, përveçse në varrime dhe do të mallkohet për gjithë jetën’.

Unë shpresoj fort që me pasurinë që rritet, kujtesa të mos shndërrohet në një shkretëtire në këtë Evropë, e cila me siguri vuan dhe ka problemet e saj, por kur shohim rreth e rrotull dhe kur shohim që ekzistojnë realitete të tjera, duhet të kuptojmë që evropianët jetojnë në parajsë, në këtë parajsë e rëndësishme është të ruajmë humanizmin dhe të mos e shndërrojmë zemrën e projektit evropian në një bankomat dhe të ndahen njerëzit në persona që kanë dhe që duhet të kenë dhe në persona që nuk kanë dhe që nuk duhet të shqetësojnë, por të qëndrojnë jashtë asaj hapësirë kur ekziston një mundësi për të gjithë. Kjo nuk është Evropa që unë do të ëndërroja për fëmijët tanë”, tha Rama ndër të tjera.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.