Strukturë koordinimi në PD/ Lulzim Basha ia beson deputetit Ervin Salianji problematikat e qytetarëve dhe propozimet





Partia Demokratike ka vendosur të krijojë një strukturë koordinimi për problematikat e qytetarëve dhe propozime konkrete që do të vijnë nga degët e deputetëve demokratë.

basha salianji

Sipas News24 vendimi është marrë sot në mbledhjen e grupit parlamentar dhe Basha ia ka besuar detyrën për këtë strukturë deputetëve Ervin Salianji që është dhe nënkryetar i grupit parlamentar si dhe sekretarit, Arbi Agalliu.

Ata do të merren me mbledhjen e denoncimeve, përcaktimin e prioriteteve dhe publikimin e tyre në media.

Pikërisht Lulzim Basha i dha sot detyrë deputetëve që të dalin në terren dhe të intensifikojnë kontaktet me qytetarët dhe për të ngritur çdo problematikë që kanë ata si dhe të ndjekin abuzimet e qeverisë në çdo sektor.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *