“Studentët do të lidhen që në Universitete me tregun e punës”/Tabaku: Për familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë, do të subvencionojmë tarifat e arsimit të lartë

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike gjatë një takimi që pati me studentët tha se ata do të lidhen me tregun e punës që në auditorë.

jorida tabaku

Tabaku u shpreh se problemi qëndron te Ligji i Arsimit të Lartë, të cilin, sipas saj Partia Demokratike do ta zhbëjë sapo të vijë në pushtet, pasi ai është penalizues për studentët.

“Të gjithë kanë mundësi që të kenë një praktikë pune të paguar dhe ne kemi në plan që 10 mijë praktika pune të paguara, të jenë për studentët, të cilët përfundojnë. Lidhja me tregun e punës dhe fakti që studentët ,thonë janë më shumë akademike sesa duhet dhe jo aq praktike është një nga problemet kryesore. Asaj që ne kemi menduar që do të quhet Triadë, por që do të lidhë universitetin me tregun e punës, me biznesin dhe me ministrinë.

Do të ngremë një institucion ku të diskutojnë se cilat janë nevojat e tregut të punës dhe si mund të përshtatet kurrikula me nevojat e tregut të punës”, u shpreh Tabaku.

Ajo i njohu studentët edhe me planin që parashikon që për familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë, do të subvensionohen të gjitha tarifat e arsimit të lartë.

“Sfida më e madhe është, që këto që ne po angazhohemi për t’i realizuar pas 25 prillit, ti kthejmë me të vërtet në premtime të mbajtura, përndryshe shpresa vdes në mënyre përfundimtare. Së pari, ashtu si në gjithë botën, mendoj që mund të ishte integruar leksioni me seminarin, në auditor duke ruajtur distancat. Fakultete si Ekonomiku, Juridiku, e kanë mundësinë për hapësirat që mund të ishin bërë seminaret në klasa. Edhe viti i kaluar edhe ky vit tarifat u paguan të plota, ndërkohe që shërbimi nuk është ofruar, nuk e di nëse e ke dëgjuar, por për familjet me të ardhura nën 64 mijë lekë, ne do të subvencionojmë të gjitha tarifat e arsimit të lartë. Nuk do të mbetet asnjë student, asnjë student pa studiuar për çështje financiare”, u shpreh Tabaku.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *