Studentët e mjekësisë në bojkot, zv. ministrja e Arsimit: Ne po i monitorojmë, por ky ligj tashmë është miratuar

studentet e mjekesise ne bojkot zv ministrja e arsimit ne po i monitorojme por ky ligj tashme eshte miratuar
studentet e mjekesise ne bojkot zv ministrja e arsimit ne po i monitorojme por ky ligj tashme eshte miratuar

Mbrëmjen e sotmen në emisionin “Open” në News24, u diskutua lidhur me ligjin e miratuar për studentët e mjekësisë, (të cilët duhet që punojnë disa vite në Shqipëri pas përfundimit të studimeve), si dhe bojkotin e mësimit prej këtyre të fundit, pasi nuk janë dakord.

Migen Qiraxhi, përfaqësues i qëndresës “Qëndresa Qytetare”, tha se studentët do të jenë në bojkot deri sa të marrin një përgjigje nga qeveria dhe ministria e Arsimit.

“Bojkoti do vazhdojë deri sa të tërhiqen hartuesit e këtij ligji. Duhet të kuptojmë që studentët e vitit të parë, ata jo vetëm që nuk njohin njëri tjetrin, por është pamundur që ata të organizohet në protestë. Këto janë format demokratike, edhe ndjekja në procedurën ligjore. Në këto momente studentët po tregojnë formën më të lartë të protestës”, tha ai.

Ndërkohë, nga ana tjetër, zv. Ministrja e Arsimit, Albana Tole, tha se po e ndjekin procesin e bojkotit, por shtoi se ky është që një ligj që tashmë është miratuar.

[embedded content]

“Ky është një mekanizëm inçentivues për të mbajtur studentët që të ofrojnë shërbim pas përfundimit të studimeve. Kjo i krijon mundësinë për t’u punësuar për një hark kohorë të caktuar. Ky hark kohor mund të shfrytëzohet edhe për të bërë specializim. Në përfundim të harkut kohor, studenti tërheq diplomën dhe ka të drejtë të largohet jashtë vendit. Studentët kanë të drejtë të bojkotojnë, ne jemi duke monitoruar procesi, por është një ligj që ka hyrë në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë studentët e mjekësisë”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts