“Studentët sypatrembur protestuan kundër një regjimi mizor”/ Ambasada amerikane uron të rinjtë shqiptarë për 8 dhjetorin: Do qëndrojmë krah Shqipërisë









Ambasada amerikane ka uruar të rinjtë shqiptarë për 8 dhjetorin. Selia diplomatime me një postim në rrjete sociale, shkruan se kjo ditë është në nderim të studentë që protestuan 31 vite më parë kundër një prej regjimeve më mizore të Europës.

ambasadaamerikane

Ambasada amerikane shkruan se SHBA është krenare që ka qëndruar në krah të popullit shqiptar që atëherë do të vijojë të qëndrojë krah saj dhe në të ardhmen.

Postimi i Ambasadës amerikane:

Sot, ne nderojmë studentët guximtarë të cilët 31 vjet më parë protestuan sypatrembur kundër një prej regjimeve më mizore të Europës, duke kërkuar fundin e komunizmit dhe fillimin e një epoke të re lirie, pluralizmi, ekonomie tregu, lirie fetare dhe lirie të fjalës. Ata kërkuan një Shqipëri “si gjithë Europa”. Ne jemi krenarë që kemi qëndruar në krah të popullit shqiptar atëherë dhe do të qëndrojmë krah tij ndërsa ata përqafojnë të ardhmen.

Më herët për ditën e Rinisë kanë uruar dhe kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit ka zgjedhur të urojë në një mënyrë të veccantë. Ai ka publikuar në Facebook një video teksa bën vrap nga kodrat e Liqenit. Në një moment Meta ndalon dhe uron të rinjtë me dy gishtat lart.

8 dhjetori shënon Ditën Kombëtare të Rinisë ku që prej vitit 2009, me vendim të marrë nga Kuvendi i Shqipërisë, përkujtohet si festë kombëtare.

Kjo i dedikohet të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 dhe gjithë rinisë shqiptare. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.