Studimi: Dy dozat e Pfizerit sigurojnë 33% mbrojtje ndaj variantit Omicron

Sipas një studimi në shkallë të gjerë në Afrikën e Jugut përfundimet e të cilit u publikuan të martën, vaksinimi me dy doza të Pfizer-it siguron vetëm 33% mbrojtje kundër infeksionit nga varianti Omicron i koronavirusit, por mbrojtja kundër rasteve që kërkojnë shtrim në spital ishte 70% .

Analiza e parĂ« nĂ« shkallĂ« tĂ« gjerĂ« pĂ«r efektivitetin e vaksinĂ«s nĂ« rajonin ku u zbulua varianti i ri, mbĂ«shtet atĂ« qĂ« dihej paraprakisht – se Omicroni Ă«shtĂ« mĂ« lehtĂ«sisht i transmetueshĂ«m dhe se vaksina Pfizer nuk Ă«shtĂ« aq efektive nĂ« mbrojtjen kundĂ«r infeksionit sa ishte kundĂ«r variantit Delta. Analiza u bazua nĂ« mĂ« shumĂ« se 211,000 rezultate pozitive tĂ« testit COVID-19, 41% nga tĂ« rritur qĂ« kishin marrĂ« dy doza tĂ« vaksinĂ«s Pfizer.

Studimi u krye nga Discovery Health, kompania më e madhe e siguracionit shëndetësor privat në Afrikën e Jugut dhe Këshilli i Kërkimeve Mjekësore të Afrikës së Jugut.

Studimi filloi që në javët e para të nëntorit kur u zbulua varianti Omicron nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut dhe Botsvana. Studiuesit theksuan se gjetjet janë paraprake dhe jo të rishikuara nga kolegët.

Rezultati tregon se individët e vaksinuar që kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer kanë 33% mbrojtje kundër infeksionit nga Omicron, në krahasim me ata që ishin të pavaksinuar.

Kjo përbën një rënie të konsiderueshme nga mbrojtja prej 80% që kishte vaksina ndaj variantit të mëparshëm, ndoshta për shkak të aktivizimit më të ulët të antitrupave, pas mutacioneve të proteinave në variantin Omicron.

“Ajo qĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« inkurajuese Ă«shtĂ« fakti se efektiviteti i vaksinĂ«s me dy doza tĂ« Pfizer-it qĂ«ndron 70 pĂ«r qind ndaj komplikimeve tĂ« rĂ«nda me variantin Omicron, tĂ« cilat ne i masim me shtrimet nĂ« spital” tha shefi ekzekutiv i kompanisĂ« Discovery Health Dr. Ryan Noach.

Kjo mbrojtje kundër shtrimit në spital është reduktuar nga niveli 93% që kishte vaksina ndaj variantit Delta.

Studimi tregon se mbrojtja ndaj shtrimit në spital mbetet e njëjtë tek të gjitha moshat, te personat nga 18 deri në 79 vjeç, me nivele pak më të ulëta mbrojtjeje për personat e moshuar, 67% për moshat 60 deri në 69 vjeç dhe 60% për personat e moshës 70 deri në 79 vjeç./VOA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.