Studimi gjerman zbulon arsyet e trombozave pas vaksinimit

13:07 27/05/2021

Ndihmë për përmirësimin e efekteve të AstraZeneca dhe Johnson & Johnson

Studiuesit gjermanë besojnë se kanë gjetur arsyen e rasteve të rralla të zhvillimit të trombozave, pas injektimit të vaksinave AstraZeneca dhe Johnson&Johnson. Të dhënat paraprake të një studimi të shkencëtarëve të Universitetit Gëte të Frankfurtit tregojnë se proteinat Spajk që mbështjellin koronavirusin dhe që i mundësojnë hyrjen në qeliza shpesh bashkohen ose ndahen.

Ndodh qĂ« ato tĂ« pĂ«rhapen nĂ«pĂ«r trup dhe nĂ« raste tĂ« rralla sistemi imunitar pĂ«rpiqet t’i neutralizojĂ« duke krijuar mpiksje tĂ« mĂ«dha gjaku qĂ« bllokojnĂ« venat, çka mund tĂ« çojĂ« deri nĂ« vdekje.

Shkencëtarët konstatojnë se rreziku i përhapjes së proteinave Spajk nëpër trup është më i lartë pas injektimit të vaksinave që përdorin viruse të dobësuar të ftohjes të njohur ndryshe si Adenoviruse. Aktualisht po punohet për gjetjen e një mënyre për të shmangur reagimin e tepruar të sistemit imunitar, që të mos krijohen mpiksjet e gjakut, duke përmirësuar metodologjinë e punës së këtyre vaksinave.

AstraZeneca dhe Johnson end Johnson kanë një proces më të shpejt prodhimi dhe kanë shkurtuar kohën e imunizimit masiv të popullatës.

Tv Klan


TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *