Studimi i ri, zëri i nënës është një ndihmë e madhe për bebet që lindin para kohe

11:44 07/09/2021

Lidhja mes nënës dhe fëmijës është e jashtëzakonshme. Së fundmi është zbuluar se zëri i saj është një ndihmë e madhe për bebet që lindin para kohe. Sipas një studimi të fundit të realizuar nga universiteti i Gjenevës dhe publikuar në revistën Scientific Reports rezulton se zëri i nënës ndikon në reduktimin e dhimbjeve tek i porsalinduri para kohe në ato raste kur i nënshtrohet procedurave të dhimbshme e të vështira për ta mbajtur në jetë.

Të lindurit para kohe kurohen zakonisht në terapi intensive në inkubator për disa javë dhe i nënshtrohen gjatë kësaj kohe një sërë procedurave mjekësore si intubim, analiza gjaku, sondë për ushqyerje dhe nuk mund t’i injektohen ilaçe kundër dhimbjeve, pasi janë të rrezikshme për zhvillimin e tyre neurologjik.

Edhe studime të mëparshme kanë konfirmuar faktin se prania e prindërve ka efekt qetësues për bebet, përfshire edhe modulimet emotive të zërit. Në studimin e fundit rezulton se në kushte specifike, në ditët e para të jetës, kur nëna i flet bebes së saj, sinjalet e ekspresioneve të dhimbshme ulen ndjeshëm tek fëmija.

Në të njëjtën kohë është vërejtur një rritje mjaft e madhe e çlirimit të oksitoksinës në të tilla raste, hormoni i ashtuquajtur i lumturisë. në nivele normale bebet e kishin nivelin e tij 0.8 picogramë për mililitër, dhe pas dëgjimit të zërit të nënës, niveli rritej në 1.4.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *