Studimi: Rritet numri i miliarderëve dhe pabarazia ekonomike

Miliarderët e botës e kanë rritur pasurinë e tyre me triliona dollarë, që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, ndërsa vendet më të varfra po luftojnë me rritjen e çmimeve të mallrave dhe rritjen e borxhit. Këto janë gjetjet e një studimi të sapo publikuar nga organizata bamirëse Oxfam.

Ndërsa elita globale e biznesit është mbledhur në vendpushimin malor zviceran të Davosit për Forumin Ekonomik Botëror, Oxfam thotë se ata kanë arsye për të festuar. Një studim i kësaj organizate bamirëse tregon se pasuria e 2668 miliarderëve në botë është rritur me 3.78 trilionë dollarë që nga viti 2020.

“Kjo ka ardhur kryesisht pĂ«r shkak tĂ« triliona dollarĂ«ve, qĂ« vendet e pasura derdhĂ«n nĂ« ekonomi nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« COVID-19, duke rritur çmimet e aksioneve nĂ« bursa. Tani po shohim njĂ« rritje tĂ« madhe tĂ« pasurisĂ« sĂ« miliarderĂ«ve, si rezultat i fitimeve tĂ« tyre nĂ« sektorĂ«t e ushqimit dhe energjisĂ«, tĂ« nxitur nga rritja e çmimeve”, thotĂ« Max Lawson, shef pĂ«r politikat e pabarazisĂ« nĂ« organizatĂ«n Oxfam.

Sipas organizatës Oxfam, 573 miliarderë të rinj janë krijuar që nga viti 2020. Dhjetë njerëzit më të pasur në botë, tani zotërojnë më shumë pasuri se 40 përqindëshi më i varfër i njerëzimit, ose 3.1 miliardë banorë.

Ndërsa pasuria e miliarderëve është rritur, në dy vitet e fundit ka patur një përkeqësim të gjendjes së të varfërve, duke vënë në rrezik përparimin e arritur në dekadat e fundit në luftën kundër varfërisë.

“Po ndeshemi me njĂ« krizĂ« pabarazie, njĂ« krizĂ« urie tĂ« shkaktuar nga ndryshimet klimatike nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n. Rritja e çmimit tĂ« ushqimeve dhe problemet e lidhura me pandeminĂ« e COVID-19 kanĂ« rĂ«nduar mĂ« tej gjendjen”, thotĂ« Max Lawson, shef pĂ«r politikat e pabarazisĂ« nĂ« organizatĂ«n Oxfam.

Programi Botëror i Ushqimit, një organizatë e OKB-së paralajmëron se 49 milionë njerëz janë në rrezik të menjëhershëm nga uria në 43 vende.

“Tani kemi nevojë për 68 miliardë dollarë shtesë. Ajo që kërkojmë është e barabartë me rritjen e pasurisë së tyre për një, ose dy ditë. Mendoj se kjo është një kërkesë e arsyeshme për të pasurit që të ndihmojnë në luftën kundër urisë, destabilizimit dhe migrimeve masive në botë.”

Programi Botëror i Ushqimit thotë se Ukraina zakonisht furnizon botën me drithëra të mjaftueshëm për të ushqyer 400 milionë njerëz, por portet e saj janë të bllokuara nga Rusia.

“NĂ«se nuk rihapen kĂ«to porte, do tĂ« kemi problem me rritjen e çmimit tĂ« ushqimit nĂ« 10 deri nĂ« 12 muajt e ardhshĂ«m. Por vitin e ardhshĂ«m, problem do tĂ« jetĂ« mungesa e artikujve ushqimorĂ«, qĂ« do ta rĂ«ndonte shumĂ« gjendjen”, thotĂ« drejtori ekzekutiv i Programit BotĂ«ror tĂ« Ushqimit.

Oxfam thotë se qeveritë kanë fuqinë për të trajtuar pabarazinë në rritje.

“KĂ«to janĂ« paratĂ« tona. Ato kanĂ« rritur pasurinĂ« e kĂ«tyre kompanive. Duhet tĂ« pĂ«rgjigjemi, duke vendosur njĂ« taksĂ« tĂ« njĂ«hershme solidariteti dhe taksa tĂ« tjera ndaj tĂ« pasurve pĂ«r tĂ« rikthyer ekuilibrin ekonomik nĂ« botë”, thotĂ« Max Lawson nga organizata bamirĂ«se Oxfam.

Disa vende evropiane kanë vendosur taksa mbi rritjen e papritur të fitimit ndaj firmave të energjisë. Të tjerë argumentojnë se taksa të tilla do të pengonin investimet në një kohë kritike, ndërsa vendet perëndimore përpiqen të heqin dorë nga importet ruse të energjisë./VOA/

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *