Stuhia apokaliptike në Libi, rreth 2 mijë persona të vdekur, mbi 10 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur

stuhia apokaliptike ne libi rreth 2 mije persona te vdekur mbi 10 mije te tjere rezultojne te zhdukur

Përmbytjet apokaliptike dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm kanë shkatërruar shumë rrugë dhe shtëpi në Libi, ndërsa kanë lënë pas mijëra viktima.

Vlerësimet jozyrtare raportojnë se numri i të vdekurve mund të jetë mbi 2,000, ndërsa mbi 10 mijë raportohen të zhdukur.

Pika që është goditur më rëndë është qyteti i Dernës, ku u shembën dy diga dhe katër ura. Më shumë se 1000 trupa janë gjetur vetëm atje.

Sakaq, deri më tani Irani, Turqia dhe Italia kanë dërguar ndihma humanitare drejt Libisë, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e personave të zhdukur.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts