Stuhia e dëborës “paralizon” Kanadanë, anulohen 130 fluturime

stuhia e debores paralizon kanadane anulohen 130 fluturime
stuhia e debores paralizon kanadane anulohen 130 fluturime

18:09 20/12/2022

Aeroporti Ndërkombëtar i Vankuverit në Kanada ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet hyrëse dhe ka anuluar disa nisje për shkak të borës së madhe.

Mediat e huaja shkruajnë se ajri i ftohtë arktik dhe temperaturat në nivele shumë të ulëta janë të pranishme thuajse në të gjitha zonat e Kanadasë.

Një meteorolog i “Environment Canada” bën me dije se në disa fshatra, gjatë natës shtresa e dëborës deri në 25 centimetra të lartë.

Të dhënat nga faqja e internetit “Flightaware” se janë anuluar në total 130 fluturime jashtë vendit dhe 38 të tjerë janë vonuar.

Meteorologu Ross MacDonald tha se zona e Vankuverit po goditet nga një “stuhi e fortë bore”, por moti pritet të përmirësohet pasdite./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts