Stuhia “Eunice” godet Europën

17:00 19/02/2022

13 viktima dhe dëme të shumta materiale

Stuhia Eunice e cila ka goditur Europën ka shkaktuar të paktën 13 viktima. Humbjet e jetëve janë raportuar në Britaninë e Madhe, Irlandë, Gjermani, Belgjikë  dhe Poloni.

Me një shpejtësi ere deri në 190 km/h Britania u përball me stuhinë më të keqe që nuk ishte parë ndër vite.  Rreth 20 milion njerëzve iu tha të qëndronin në shtëpitë e tyre teksa më shumë se 400 mijë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.  Erërat e forta të stuhisë shkatërruan çatinë e arenës O2 në Londër.

Disa linja hekurudhore dhe detare në Europë ishin jashtë funksionit ndërsa probleme ka pasur edhe me fluturimet, ku në Londër ky aeroplan që shihni në pamje ka pasur probleme për t’u ulur.

Në Belgjikë erërat e forta shkaktuan dëme materiale në disa ndërtesa ku mes tyre edhe në një spital. Autoritetet iu kanë bëre thirrje qytetarëve në zonat e kuqe të rrezikut që të qëndrojnë në shtëpi.

 Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.