Stuhia Hermine godet Spanjën

22:40 25/09/2022

Paralizohet transporti ajror, mbyllen shkollat të hënën

Stuhia Hermine ka goditur Spanjën. Si pasojë e motit të keq fluturimet e planifikuara në ishujt Kanarie janë anuluar. Kishte pasur 141 anulime fluturimesh deri në mesditë në shumë prej ishujve, duke përfshirë 62 nga aeroporti i Tenerife North, 23 nga La Palma, 20 nga El Hierro, tetë nga Lanzarote dhe katër nga La Gomera.

Reshjet e dendura të shiut i kanë shndërruar rrugët në lumenj ndërsa disa akse rrugore janë bllokuar nga pemët e rrëzuara. Ndërsa si masë paraprakë është urdhëruar mbyllja e shkollave.

Agjencia kombëtare e motit në Spanjë, Aemet, ka lëshuar një alarm të kuq të motit për ishujt Gran Canaria, La Palma dhe El Hierro. Moti i keq pritet të vijojë edhe të hënën.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts