
11:34 21/08/2023
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në jug të Kalifornisë
Ashtu siç edhe kishin parashikuar sinoptikanët amerikanë stuhia ‘Hilari’ ka sjellë përmbytje në perëndim dhe lindje të Los Angelosit.
Imazhet në mediat sociale tregojnë rrugët e qytetit të cilat janë shndërruar në lumenj.
Si masë paraprake, në Los Anxhelos dhe San Diego u mbyllën të gjitha shkollat. Mijëra njerëz në të gjithë Kaliforninë Jugore mbetën pa energji elektrike për shkak të stuhisë tropikale e cila ëshët e para në 84 vite që godet këtë shtet.
Guvernatori Gavin Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për pjesën më të madhe të Kalifornisë Jugore.
“Është një situatë pak e paprecedentë. Ne kemi pasur stuhi më parë, por kurrë kaq shumë erë dhe shi në të njëjtën kohë. Ka edhe disa pemë shumë të mëdha që janë rrëzuar në këtë zonë.”
Në qytetin San Bernadino dhe Riverside janë lëshuar urdhrat e evakuimit për banorët.
Presidenti amerikan Joe Biden u ka kërkuar autoriteteve të dërgojnë furnizime në Kaliforni për të prekurit dhe ka urdhëruar ekipet e emergjencës të jenë në gatishmëri të lartë.
Edhe Meksika është goditur nga stuhia Hilari. Si pasojë e motit të keq është shënuar edhe viktima e parë nga kjo stuhi.
Klan News