Stuhia i merr jetën të paktën 25 personave

19:02 21/07/2021

Të paktën 25 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet në provincën Henan të Kinës, pjesa më e madhe e tyre në një linjë metroje. Pamjet që qarkullojnë në internet tregojnë udhëtarët e zhytur thellë në ujë, teksa presin në errësirë ndihmën e ekipeve të emergjencës.

Autoritetet njoftuan se 200 mijë banorë në Kinën Qendrore janë evakuuar nga banesat e tyre, ndërsa lidhjet hekurudhore dhe rrugore janë ndërprenë. Për shkak të prurjeve të mëdha të lumenjve disa diga rrezikojnë të çahen.

Presidenti kinez e cilësoi situatën në një “fazë kritike”, duke shtuar se përmbytjet kishin shkaktuar “humbje të konsiderueshme të jetës së njerëzve dhe dëmtim të pronës”.

Reshjet e rrëmbyeshme nisën gjatë fundjavës, por u intensifikuan të martën. Autoriteti meteorologjik i Kinës tha se në Zhengzhou, qendra e provincës së Henanit, vetëm gjatë së martës ranë 624 mm shi, 1/3 e së cilës vetëm gjatë 1 ore. Ata parashikojnë që stuhia do të zgjasë deri të enjten.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *