19:50 05/07/2021
3 persona humbën jetën ndërsa 100 mijë jane evakuuar nga autoritetet pasi përmbytjet mund të intesifikohen
Stuhia tropikale Elsa ka përfshirë pjesën Jugqendrore të Kubës. Autoritetet kanë paralajmëruar për uragan në disa provinca të Karaibeve.
Një djalë 15 vjeç dhe një grua 75 vjeç humbën jetën në Republikën Domenikane pasi muret e shtëpisë u shembën mbi ta, ndërsa një vdekje e tretë u raportua gjithashtu në Santa Lucia. Qendra për Uraganet në SHBA ka parashikuar se Elsa do të forcojë edhe më shumë intensitetin gjatë orëve në vijim.

Stuhia preku në fillim pjesën Lindore të Kubës e shoqëruar me erëra të forta dhe shi të dendur e duke shkatërruar disa shtëpi dhe duke lënë pa energji elektrike qindra banore. Në Republikën Domenikane, u raportuan përmbytje në provincën San Cristobal, ku autoritetet realizuan rreth 100 evakuime, ndërsa shirat e fuqishëm sollën mbeturina në Santo Domingo.
Autoritetet kubane evakuuan 100.000 persona për shkak të frikës se stuhia tropikale që po i afrohet bregdetit të vendit mund të shkaktojë shira të mëdha dhe përmbytje. Ata janë vendosur në strehimoret qeveritare. Elsa është stuhia e parë e këtij sezoni.
Klan News
Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al