Stuhia tropikale “Idalia” godet Kubën

stuhia tropikale idalia godet kuben

stuhia tropikale idalia godet kuben

09:30 29/08/2023

Në Florida parashikohet të shndërrohet në uragan i kategorisë së 3

Stuhia tropikale “Idalia” godet Kubën perëndimore dhe pritet të forcohet në një uragan të madh, duke ju drejtuar bregut të Gjirit të Floridës. Erërat me shpejtësi 130 km në orë dhe reshjet e shiut përmbytën disa fshatra një orë larg Havanës. Banorët e Floridës po përgatiten për përballimin e stuhisë tropikale “Idalia” që pritet të forcohet në një uragan.

Zyrtarët urdhëruan evakuime dhe u kërkuan banorëve që të përgatiteshin përpara mëngjesit të së mërkurës.

“Idalia” pritet të arrijë fuqinë e Kategorisë 3 kur të mbërrijë në Floridën veriore. Bregu i Gjirit të Floridës, Gjeorgjia juglindore dhe pjesët lindore të Karolinës së Veriut dhe Jugut ka të ngjarë të përballen me shira të rrëmbyeshëm që mund të shkaktojnë së bashku me shiun e dendur, erërat me shpejtësi më të madhe se 177 km/h të cilat mund të rezultojnë në një stuhi kërcënuese për jetën, duke shtyrë muret e ujit të detit në brendësi të vijës bregdetare, paralajmëroi qendra e uraganeve. Banorët e Floridës kanë grumbulluar ushqime dhe karburant ndërsa po përforcojnë me thasë me rërë hyrjet e banesave për të parandaluar depërtimin e ujit.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts