Stuhitë dimërore godasin SHBA-në

stuhite dimerore godasin shba ne
stuhite dimerore godasin shba ne
[embedded content][embedded content]

20:16 14/12/2022

2 viktima e 20 të plagosur në Luiziana

Goditja nga stuhi të fuqishme dimërore shkaktoi 2 viktima, disa të plagosur dhe zhyti në kaos jugun e Shtetet e Bashkuara. Më i godituri është shteti federal i Luizianës, ku stuhitë i morën jetën një djali të vogël dhe nënës së tij pasi i shkatërruan shtëpinë.

20 persona të tjerë mbetën të plagosur nga dëmet e shkaktuara edhe në një fermë po në Luiziana. Erërat e forta goditën edhe Teksasin, Oklahomën e Arkansasin.

Ndërsa shtetet federale qendrore e veriore, orët e fundit u goditën nga stuhitë e dëborës. Këto pamje janë xhiruar në Nebraska, ku temperaturat e acarta zhytën në kaos qarkullimin rrugor. Vetëm në këtë shtet federal u anuluan 70 fluturime dhe u shtynë 800 të tjera.

Në Dakotën veriore, niveli i dëborës kapërceu gjysmë metri në shumë zona, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të marrin masa pasi temperaturat mund të arrijnë në ditët në vazhdim në minus 30 gradë celsius.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts