Stuhitë godasin SHBA-në perëndimore

21:03 25/12/2021

Dy persona kanë vdekur të zhytur në ujë në Seatle

Stuhitë përfshinë pjesën perëndimore të ShBA-ve me një mot të ftohtë dhe një sasi të konsiderueshme reshjesh dëbore. Dy persona vdiqën kur makina e tyre u zhyt në ujë në jug të San Franciskos. Në Sierra Nevada, u evakuuan banorët e rreth 150 shtëpive ndërsa autoritetet u kërkuan njerëzve të shmangnin udhëtimet.

Shpejtësia e erës mbi kreshtat ka kaluar mbi 160 km/h. Autoritetet lokale në Kaliforninë e jugut krahas urdhrave te evakuimit dhanë paralajmërime për rrëshqitjet e baltës dhe përmbytjeve. Nevada lindore përjetoi sasinë më të madhe të reshjeve te shiut dhe dëborës në që janë parë në këtë zonë në të njëjtën periudhe kohore ne më shumë se gjysmë shekulli.

Në kushtet e temperaturave te acarta me borën dhe akullin në Paqësorin Veriperëndimor zyrtarët në Oregon shpallën një emergjencë dhe strehimoret u hapen në të gjithë rajonin për të ndihmuar të pastrehët duke ju ofruar atyre strehë dhe ngrohje në Oregon, Portland dhe Multnomah u deklarua gjendja e jashtëzakonshme në fuqi deri më 3 Janar, sepse bora dhe temperaturat nën zero kanë sjellë gjendje kritike në transporte, ndërprerje të energjisë elektrike si dhe infrastrukturës së komunikimit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.