Suedia dhe Finlanda këtë verë në NATO?

17:15 11/04/2022

Moska: Pranimi i tyre mund të destabilizojë Europën

Finlanda dhe Suedia mund të anëtarësohen në NATO brenda këtij viti. Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se dy vendet nordike duan t’i japin fund neutralitetit të tyre, pasi ndihen të kërcënuara nga Rusia, pas sulmit të Ukrainë.

Anëtarësimi i tyre është diskutuar edhe në samitet e fundit të krerëve të vendeve të aleancës. Mbështetja më e fortë ka ardhur nga Uashingtoni. Moska reagoi duke paralajmëruar se anëtarësimi i këtyre dy vendeve, do të destabilizojë Europën.

Pala ruse ka kërcënuar me masa balancuese në rast zgjerimi të aleancës me Finlandën dhe Suedinë, por pa përcaktuar se çfarë nënkupton. Sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve në dy vendet, mbështesin anëtarësimin në NATO me nisjen e sulmit rus në Ukrainë pasi ndihen të rrezikuar.

Por anëtarësimi i Finlandës prish marrëveshjen e neutralitetit që ky vend nënshkroi me Rusinë në 1947-ën pas Luftës së Dytë Botërore, ku angazhohej për të mos qenë pjesë e asnjë aleance të madhe ushtarake.

Motivi i sulmit rus ndaj Ukrainës ishte pikërisht refuzimi i Moskës për të pasur NATO-n përgjatë gati 2 mijë kilometrave vijë kufitare tokësore, më e gjata me një vend europian. Finlanda ka kufirin e dytë më të gjatë me Rusinë rreth 1300 kilometra.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.