Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO

16:11 16/05/2022

Gjatë një konference për shtyp në Stokholm, kryeministrja suedeze Magdalena Andersson ka konfirmuar se Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO. Kryeministrja ka shtuar se është e bindur për këtë hap dhe se për këtë ka mbështetje nga populli suedez.

Po ashtu, Andersson ka deklaruar se akoma nuk është vendosur data për aplikimin në NATO.

Një datë për aplikimin zyrtar është ende e paqartë sepse Suedia do të dërgojë aplikimin e saj së bashku me Finlandën”, ka thënë ajo.

Kryeministrja suedeze ka shtuar se ende nuk sheh ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë ushtarak kundër Suedisë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.