Suedia do të miratojë tarifa shtesë për linjat ajrore

16:40 23/03/2021

Masa që pritet të hyjë në fuqi në muajin Korrik synon uljen e dioksidit të karbonit

Suedia së shpejti do të miratojë tarifa shtesë për linjat ajrore për të ulur dioksidin e karbonit në atmosferë.

Masa është vendosur të hyjë në fuqi në Korrik dhe do të thotë që avionët më të rinj dhe më efikasë nuk do të preken nga skema, ndërsa avionët e vjetër do të goditen me tarifa më të larta.

Projekti, i cili duhet të miratohet nga parlamenti dhe ka të bëjë me aeroportin Arlanda në Stokholm dhe Landvetter në Gothenburg, gjithashtu merr parasysh avionët që përdorin karburante bio.

Qeveria tha se projekti ishte ende në diskutim dhe duhet rregulluar mire. Suedia filloi në 2018 presionin mbi linjat ajrore për të ndaluar fluturimet në mënyrë që të ulnin emetimet e karbonit. 

Sipas The Guardian një fluturim i vetëm midis Stokholmit dhe Gothenburgut, dy qytetet e tij më të mëdha, gjeneron aq shumë dioksid karboni sa 40,000 udhëtime me tren.

Sipas një studimi të vitit 2017, në udhëtimin ajror, çdo suedez është përgjegjës për çlirimin e rreth 1.1 ton dioksid karboni, një rritje prej 50% nga 1990.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *