Suedia heq Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta për Covid

13:49 18/09/2021

Qeveria suedeze ka vendosur që të heqë Shqipërinë nga lista e sigurt. Tashmë qytetarët nga Shqipëria, por dhe nga Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia nuk mund të udhëtojnë më si më parë drejt Suedisë.

Vendimi për ndalimin e hyrjes për gjashtë vendet është shpallur nga Ministria e Drejtësisë e Suedisë dhe do të hyjë në fuqi të hënën e ardhshme, më 20 Shtator.

Qeveria ka miratuar ndryshimet në ndalimin e përkohshëm të hyrjes në Suedi. Vendimi do të thotë që ndalimi do të rifutet për hyrje nga një numër vendesh në përputhje me rekomandimet e përditësuara të Këshillit të Bashkimit Evropian për udhëtime në Shtetet Anëtare të BE –së”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Kjo do të thotë që nga e hëna, vetëm udhëtarët që arrijnë në Suedi për qëllime absolutisht të nevojshme mund të hyjnë nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Brunei, Japonia dhe Serbia.

Udhëtimi për qëllime thelbësore lejohet vetëm për ata që kanë një leje qëndrimi suedeze, udhëtarët që kalojnë tranzit nëpër territorin e Suedisë, punonjësit e kujdesit shëndetësor, udhëtarët që kryejnë detyra thelbësore, studiuesit në kujdesin shëndetësor dhe mjekësor dhe personelin e moshuar, ndër të tjera.

Udhëtarët e vaksinuar së shpejti mund të përjashtohen nga ndalimi i hyrjes, por një deklaratë zyrtare në lidhje me çështjen nuk është dhënë ende./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *