Suedia heq të gjitha masat kufizuese kundër COVID-19

Drejtoria për shëndet publik në Suedi njoftoi se pandemia e COVID-19 është vënë nën kontroll në këtë vend dhe se të gjitha masat e vendosura për të luftuar përhapjen e koronavirusit janë hequr.

Në njoftim thuhet se masat kufizuese janë lehtësuar që nga fillimi i qershorit ndërsa prej sot të gjitha hiqen.

Në Suedi, 83.6 për qind e popullatës së rritur morën dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 dhe 76.5 për qind e popullatës morën dozën e dytë. Prej sot në Suedi fillon dhënia e dozës së tretë.

Në njoftim më tej theksohet se mbajtja e maskës dhe testi i PCR-së ende do të jenë të detyrueshëm për pasagjerët në avionë sepse është një normë ndërkombëtare e vendosur në mes të pandemisë.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se që nga e premtja, gjegjësisht 1 tetori, do të heqë ndalimet e udhëtimit për të gjitha vendet.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.149.407 raste me COVID-19 janë konfirmuar në Suedi që nga fillimi i pandemisë ndërsa 14.851 persona kanë humbur jetën si rezultat i infeksionit.

Danimarka dhe Norvegjia kanë hequr më herët të gjitha kufizimet dhe theksuan se kanë vënë nën kontroll pandeminë e COVID-19. Danimarka e bëri këtë më 10 shtator ndërsa Norvegjia 15 ditë më vonë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *