Suedia jep leje për djegien e Kuranit në ditën e Kurban Bajramit, reagon ashpër Turqia: E papranueshme!

Autoritetet suedeze kanë dhënë leje për mbajtjen e një proteste me djegie të Kuranit pranë një xhamie në qendër të Stokholmit të mërkurën, pikërisht në ditën e Bajramit të Kurbanit, njëra ndër festat më të rëndësishme për myslimanët.

Ishte Gjykata e Apelit suedez dha dritën jeshile për djegien e librit të shenjtë. Pas kësaj ngjarje ka reaguar edhe Ankaraja duke e dënuar aktin dhe theksoi se është një ngjarje e papranueshme.

“Dënoj aktin e neveritshëm të kryer në Suedi kundër Kuranit, librit tonë të shenjtë, në ditën e parë të Kurban Bajramit”, festivali i sakrificës që festohet nga myslimanët në mbarë botën. Është e papranueshme të lejosh këto veprime nën pretekstin e lirisë së shprehjes, të tolerosh një akt të tillë mizor është të jesh bashkëfajtor në të”, deklaroi  ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan.

Menjëherë pas kësaj nisën protestat dhe një burrë u arrestua. Rreth 200 persona ishin të pranishëm në protestë, të cilët protestuan kundër djegies së Kuranit me thirrjen “Kurani nuk është në duart tuaja, ai është në zemrat tona dhe ne e dimë përmendësh”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts