Suedia merr vendimin për t’u anëtarësuar në NATO

[embedded content][embedded content]

16:11 16/05/2022

Putin paralajmëron aleancën: Do reagojmë

Suedia i bashkohet Finlandës në vendimin për të aplikuar për anëtarësimin në NATO. Vendimi u mor nga qeveria dhe njoftua nga kryeministrja suedeze Magdalena Andersson në një konferencë për shtyp.

Magdalena Anderssron: Qeveria ka vendosur të njoftojë NATO-n se Suedia dëshiron të bëhet anëtare e aleancës dhe ambasadori suedez i NATO-s do të njoftojë së shpejti aleancën.

Kryeministrja suedeze tha se vendi po bën një hap të madh historik duke kaluar nga një epokë në një tjetër duke u larguar nga statusi i vendit neutral, por theksoi se ata nuk do të dëshironin baza të përhershme ushtarake të NATO-s në vend apo armë bërthamore në territorin e saj.

Më herët këtë të hënë presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se Rusia nuk do ta kalojë pa kundërpërgjigje anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

Vladimir Putin: Zgjerimi i infrastrukturës ushtarakenë këto territore sigurisht që do të provokojë përgjigjen tonë. Do të shohim fillimisht çfarë kërcënimesh do të na vijnë, pasi problemi po krijohet nga e para dhe më pas do të reagojmë në përputhje me këtë.

Gjatë mbledhjes me liderët e vendeve të Organizatës për Siguri Kolektive, që përfshin kryesisht ish-vende të Bashkimit Sovjetik, Putin tha Finlanda dhe Suedia nuk përbëjnë kërcënim me Rusinë. Sipas tij, Moska ka pasur dhe ka marrëdhënie paqësore me këto vende, por problemi i vetëm në këtë rast është NATO.

Por një tjetër problem me të cilin do të përballen Suedia dhe Finlanda është Vetoja e Turqisë. Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavushollu tha se pa heqjen e mbështetjes për terroristët kurdë nga këto dy vende, nuk mund të pranohet anëtarësimi i tyre. Ndërsa ministri suedez i mbrojtjes Peter Hultkvist tha se do të nisë shumë shpejt, negociata zyrtare me Ankaranë.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.