Suksesi ndaj Augsburgut, Nojer: Fitore e vuajtur, por na shijojnë… pikët









Bajernit iu desh të vuante në një ndeshje tjetër pas humbjes kundër Vijarealit. Skuadra do të luajë sërish të martën ndaj spanjollëve me shpresën se do të bëjnë një ndeshje më të mirë se ajo e para.

NOJER 1

Ndonëse kishte shpresa se bavarezët do të shfaqnin disa shenja zgjimi, performanca ndaj Augsburgut nuk tregoi shumë përmirësime, përveçse shënuan një gol në fund të ndeshjes me penallti nga Robert Levandovski.

“Nuk e nisëm aq mirë. Shpejtësia mungoi pak në pjesën e parë. Ne dolëm më mirë pas pushimit, kishte më shumë momente të mira dhe shanse për të shënuar. Në fund fituam me meritë 1 -0. Ishte e rëndësishme që ne mbajtëm portën e pastër dhe morëm tri pikët”. Ai u pyet edhe për moralin e skuadrës së tij ndeshjes me Vijarealin.

“Mund të them që djemtë mezi presin të zbresin në fushë dhe të tregojnë se ndeshja e parë ishte një rastësi. Pas ndeshjes në Spanjë ishim shumë të zhgënjyer, më shumë për lojën sesa për rezultatin.

Në një ndeshje të atillë nuk mund të luanim ashtu. Të gjithë ishim fajtorë, por tani të gjithë duam ta rregullojmë atë gabim dhe të bëjmë një ndeshje të madhe. Kam besim se me ndihëm e tifozëve do t’ia dalim”, tha portieri i kombëtares gjermane, Manuel Nojer, pas fitores minimale në kampionat ndaj Augsburgut.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.