Sulm i dhunshëm në banesën e kongresmenes Nancy Pelosi, bashkëshorti i saj përfundon në spital

sulm i dhunshem ne banesen e kongresmenes nancy pelosi bashkeshorti i saj perfundon ne spital
sulm i dhunshem ne banesen e kongresmenes nancy pelosi bashkeshorti i saj perfundon ne spital

Paul Pelosi, bashkëshorti i kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi, u dërgua në spital mëngjesin e së premtes pas një sulmi që ndodhi në shtëpinë e çiftit në San Francisko.

Zyra e Pelosit tha se ai ishte “sulmuar dhunshëm” nga një person që hyri në shtëpinë e Pelosit për arsye ende të pakonfirmuara.

“Sulmuesi është në paraburgim dhe motivi i sulmit është nën hetim”, tha zyra e kongresmenes demokrate dhe kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve.

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësi i Pelosit, Drew Hammill, tha se bashkëshorti i saj, 82 vjeç, “po merr kujdes të shkëlqyer mjekësor dhe pritet të shërohet plotësisht”.

Hammill tha se Nancy Pelosi nuk ishte në San Francisko në kohën e sulmit. “Familja e saj është mirënjohëse për ndihmën e parë dhe profesionistët mjekësorë të përfshirë dhe kërkojnë privatësi në këtë moment,” tha Hammill.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts