Sulm kibernetik dhe në Itali e Belgjikë

sulm kibernetik dhe ne itali e belgjike

sulm kibernetik dhe ne itali e belgjike

15:50 25/07/2022

Belgët dyshojnë te kinezët, i kërkojnë llogari Pekinit

Hakerat sulmojnë edhe Italinë fqinje. Nje sulm kibernetik ka dëmtuar Agjencinë e të Ardhurave, entin fiskal të administratës publike që kryen funksionet në lidhje me vlerësimet dhe kontrollet tatimore dhe menaxhimin e taksave.

Një bandë kibernetike kriminale, e quajtur “Lockbit” e publikoi lajmin në rrjetin “darkweb” dhe kërkoi shpërblim. Ajo tha se kishte vjedhur 78 gigabajt informacione dhe se do të publikonte të gjithë informacionin nëse pagesa nuk do të bëhej brenda 5 ditëve.

Sulmi është kryer përmes “Ransomware”, një lloj virusi që i bën sistemet të padisponueshme dhe informacionet brenda tyre të inkriptuara. Pasi kodojnë të dhënat, hakerat i kërkojnë viktimës të paguajë një shpërblim në kriptovalutë, por shuma që kanë kërkuar në rastin e Italisë nuk është bërë publike.

Një sulm kibernetik ndodhi edhe në Belgjikë kundër Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Brendshme. Ministria Belge e Punëve të Jashtme ka akuzuar hakerët kineze dhe u ka bërë thirrje autoriteteve kineze të marrin masat e nevojshme për të hetuar dhe trajtuar situatën.

Mediat belge kanë akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes për një protokoll të pamjaftueshëm të sigurisë kibernetike pasi bleu qindra ruterw wi-fi Huawei në fillim të vitit 2022, të cilat konsiderohen si një kërcënim sigurie nga qeveri të ndryshme.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts