Sulm kibernetik ndaj faqjes zyrtare të familjes mbretërore, kush është përgjegjës?

sulm kibernetik ndaj faqjes zyrtare te familjes mbreterore kush eshte pergjegjes

Faqja zyrtare e familjes mbretërore britanike është vendosur në shënjestër të një sulmi kibernetik.

Të dielën herët, faqja e internetit royal.uk tregoi një mesazh “error-i” dhe vizitorët nuk ishin në gjendje të hynin në faqen e internetit.

Më vonë, ajo u kthye në funksionale përsëri, por me kontrolle shtesë të sigurisë për përdoruesit përpara se t’i lejonin të hynin.

Duke cituar një burim mbretëror, “Sky News” tha se nuk bëhej fjalë për një hakerim, pasi asnjë përdorues i huaj nuk kishte arritur të kishte akses në sistemet ose përmbajtjen e faqes në internet.

Nuk është ende e qartë se kush ishte përgjegjës për sulmin kibernetik, shtoi burimi.

Grupi rus i hakerëve Killnet ndau një postim në “Telegram” duke pretenduar se qëndronte pas sulmit të shkurtër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts