Sulm kryengritës në stacionin e policisë në Iran, raportohet për 11 efektivë të vrarë

Sulm kryengritës në stacionin e policisë në Iran, raportohet për 11 efektivë të vrarë
sulm kryengrites ne stacionin e policise ne iran raportohet per 11 efektive te vrare

Të paktën 11 polici u vranë në një sulm kryengritës në një stacion policie në juglindje të Iranit Provinca Sistan-Baluchistan. “Gjatë një sulmi terrorist kundër selisë së policisë së qytetit Rask, 11 policë u vranë dhe të tjerë u plagosën,” tha zëvendësguvernatori i provincës, Alireza Marhamati.

Përgjegjësia për sulmin u mor nga organizata Jaish al-Adl, e cila pretendon më shumë të drejta dhe kushte më të mira jetese për anëtarët e pakicës etnike Baluch.

Provinca Sistan-Baluchistan, e vendosur pranë kufijve të Iranit me Afganistanin dhe Pakistanin, është veçanërisht e varfër. Shumica e banorëve të saj janë sunitë, ndryshe nga shumica e iranianëve që janë shiitë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts