Sulm me armë në Jerusalemin lindor

16:49 21/11/2021

1 viktime e 3 të plagosur. Policia vret autorin, militant i Hamasit

Kjo video ka xhiruar momentet nga të shtënat me armë që tronditën mëngjesin e kësaj të Diele, Jeruzalemin Lindor.

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën, pasi një person qëlloi me armë ndaj kalimtarëve në një nga rrugicat ku ndodhen hyrjet për në Malin e Tempullit, vend i shenjtë si për hebrenjtë ashtu edhe për myslimanët.

Autoritetet thanë se bëhet fjalë për një sulm terrorist. Policia izraelite ndërhyri menjëherë duke qëlluar për vdekje atentatorin, militant i lëvizjes ekstremiste Hamas që mori përsipër përgjegjësinë e sulmit.

Kryeministri Naftali Benet tha se forcave të sigurisë u është kërkuar vigjilencë e lartë, teksa sulmet ekstremiste në këtë zonë janë të vazhdueshme dhe shpesh herë kanë shkaktar dhjetëra viktima, të plagosur e përleshje fetare. Palestinezët e konsiderojnë Jeruzalemin Lindor, kryeqytet të tyre, ndërsa Izraeli e ka zyrtarisht gjithë Jeruzalemin kryeqytet.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.