Sulm me armë në Kaliforni

14:25 01/04/2021

4 persona, mes tyre edhe një fëmijë humbën jetën në një kompleks zyrash

Të paktën katër persona, përfshirë një fëmijë, janë vrarë pas një sulmi me armë në një kompleks zyrash në jug të Kalifornisë.

Sipas policisë ata ndodheshin në ndërtesën Lincoln Avenue në Orange, në jug të Los Anxhelosit. Autori i dyshuar u plagos nga forcat e sigurisë dhe u dërgua menjëherë në spital.

Reuters raporton se ende mbetet i paqartë shkaku i këtij sulmi. Muajin e kaluar SHBA u trondit nga dy sulme masive në dy SPA. 8 aziatiko-amerikanë u vranë brenda qendrave të masazhit në Atlanta, Georgia.

Ndërkaq edhe 10 persona u qëlluan për vdekje në një dyqan ushqimesh në Kolorado në 22 Mars.

Presidenti Joe Biden ka ripërsëritur thirrjen e tij për të ndaluar armët dhe i ka kërkuar Kongresit që të miratojë plane të mëtejshme për të kontrolluar përdorimin e tyre.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *