Sulm me armë në një shkollë, vriten 8 nxënës dhe 1 mësues në Rusi

10:04 11/05/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rusi ku janë shënuar të shtëna me armë në brendësi të një shkollë. Tetë nxënës dhe 1 mësues janë vrarë nga të shtënat me armë, raporton BBC.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin rus të Kazan. Të paktën 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas medias ruse Sputnik, fillimisht është dëgjuar një shpërthim brenda shkollës dhe më pas kanë ndodhur të shtënat me armë.

Dëshmitarët thonë se kanë parë dy persona duke hapur zjarr ndaj nxënësve dhe mësuesve. Policia ka arrestuar një 17-vjeçar, që mendohet të jetë njëri nga autorët. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *