Sulm me armë në një universitet në Rusi, vdesin 5 persona e plagosen 6 të tjerë

10:06 20/09/2021

Pesë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në kampusin e universitetit në Perm të Rusisë.

Mediat vendase bëjnë me dije se autori i sulmit është kapur, por sërish njerëzit janë në panik.  Incidenti ndodhi në Universitetin Shtetëror të Perm, një nga universitetet më të vjetër.

Në mediat sociale janë publikuar pamje nga momenti kur ndodhi sulmi dhe shumë studentë për t’i shpëtuar plumbave janë hedhur nga dritaret.

Një video tjetër e marrë nga brenda ndërtesës duket se tregon një person i armatosur dhe i veshur me të zeza është duke ecur i qetë, edhe pse studentët vrapojnë të tmerruar.

Policia pak minuta pas sulmit arriti të kapte autorin, pasi e plagosi. Po ashtu autoritetet njoftojnë se autori i sulmit është student në universitet. Ai është identifikuar si Timur Bekmansurov, 18-vjeç./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *