Sulm me armë në SHBA, 8 të vrarë në 3 qendra masazhi në Atlanta, arrestohet 1 i dyshuar

SHBA

Etetë persona kanë mbetur të vrarë, mes tyre gjastë gra aziatike dhe një tjetër i plagosur si pasoje e disa sulmeve me armë të ndodhura në 3 qendrat e masazhit në Atalanta.

Mediat amerikane raportojnë se policia ka arrestuar personin që dyshohej se ishte autori i tre sulmeve. Ai është 21 vjeçari Robert Long, i cili ndodhet në paraburgim.

“Pamjet në video tregojnë se ka shumë të ngjarë që i njëjti person të jetë përgjegjës për tre sulmet vdekjeprurëse të martën në qendrat e masazhit në zonën e metrosë në Atlanta, në Xhorxha”, tha policia të martën. Akoma nuk ka të dhëna rreth motiveve të sulmit.

Dy nga të sulmet ndodhën në dy qendra masazhi në verilindje të Atlantës dhe tjetri ndodhi rreth 30 milje larg në Cherokee County në veriperëndim të qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *