Sulm me bombë në Afganistan/ Shpërthen makina e patrullimit të talebanëve, 1 i vdekur dhe 7 të plagosur

Të paktën një person është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në provincën Nangarhar të Afganistanit.
Shpërthimi ndodhi në Jalalabad, në kryeqytetin e provincës lindore, Nangarhar, tha për DPA-në, një zëdhënës i talibanëve në këtë provincë, duke mos dhënë më shumë detaje.
Një burim në spitalin rajonal në Nangarhar tha se një luftëtar taliban është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, përfshirë edhe katër civilë, të cilët janë dërguar në spital.
Mediat lokale kanë cituar dëshmitarë të cilët kanë thënë se sulmi u shkaktua nga një bombë e vendosur përgjatë rrugës, e cila shpërtheu teksa makina e patrullimit te  talibanëve po kalonte në atë zonë.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë, edhe pse dega lokale e grupit militant Shteti Islamik, e njohur me emrin Shteti Islamik-Khorasa (IS-K), më herët ka marrë përgjegjësinë për sulme të ngjashme në Jalalabad.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *