Sulm me bombë në një shkollë vajzash në Pakistan, shumë pranë kufirit me Afganistanin

Një sulm me bombë është regjistruar në një shkollë vajzash në Pakistan, shkruajnë mediat vendase. Ky është sulmi i parë pas shumë vitesh. Shpërthimi me bombë ka ndodhur në afërsi të Vaziristanit, shumë pranë kufirit me Afganistanin.

Shpërthimi shkatërroi pjesërisht murin e jashtëm të shkollës, tha Mujib Olah, një polic lokal.

Për fat të mirë nuk janë raportuar persona të vrarë apo të plagosur.

Autoritete njoftojnë se deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim, pasi asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Pas pushtimit të Kabulit nga talebanët dhe kthimit të tyre në pushtet, talebanët pakistanezë kanë shtuar sulmet e tyre kundër forcave të sigurisë të vendit në provincat pranë kufirit afgan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *