Sulm me bombë në Somali, të paktën 10 të vdekur

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën në Somali si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një autobusi pasagjerësh.

Sipas lajmit të Televizionit Kombëtar Somali (SNTV), një mjet shpërthyes i bërë me dorë shpërtheu derisa autobusi i pasagjerëve po kalonte jashtë qytetit Kismayo në provincën Jubaland.

Të paktën 10 civilë humbën jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën nga shpërthimi në fjalë.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Organizata terroriste Al-Shabaab, e cila kontrollon disa fshatra dhe qytete në jug të vendit, kryen shpesh sulme me bomba që synojnë forcat e sigurisë dhe vendbanimet civile në kryeqytetin Mogadishu dhe qytetet kryesore.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.