Sulm me dron ndaj bazës që strehon forcat amerikane në Bagdad

Një sulm me dron shënjestroi sot një bazë ushtarake që strehon trupat amerikane dhe të huaja në kryeqytetin irakian, Bagdad.

Një polic i cili foli në kushte anonimiteti tha se droni hodhi eksploziv pranë bazës ushtarake brenda Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit.

Nuk u raportua për viktima apo të plagosur.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

E njëjta bazë u shënjestrua nga tre sulme me dron të mërkurën, pa shkaktuar asnjë viktimë.

Gjatë muajve të kaluar, bazat ushtarake që strehojnë forcat amerikane në Irak janë shënjestruar me sulme raketore ndërsa Washingtoni shpesh ka akuzuar fraksionet e armatosura besnike të Iranit si përgjegjëse.

Aktualisht, ka rreth 3.000 trupa, përfshirë 2.500 forca amerikane që luftojnë në koalicionin anti-DEASH.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *