Sulm me hark dhe shigjeta në Norvegji, disa të vrarë

21:43 13/10/2021

Disa persona janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në Norvegji pasi një burrë qëlloi me hark dhe shigjeta qytetarët. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Kongsberg në jugperëndim të kryeqytetit Oslo.

Policia tha se ka arrestuar personin e dyshuar, duke shtuar se kishte vepruar i vetëm. Sipas autoriteteve norvegjeze, autori kishte lëvizur i vetëm nëpër qytet dhe kishte qëlluar qytetarët me hark dhe shigjeta.

Sipas mediave vendase, autori qëlloi qytetarët brenda një supërmarketi. Numri i viktimave është i paqartë, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalet aty pranë. Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore. Ministrja e Drejtësisë Monica Maeland po ndjek nga afër dinamikën e kësaj ngjarje të rëndë. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *