Sulm me raketë në një stacion treni në Ukrainë, të paktën 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur

21:56 24/08/2022

Edhe pse prej 6 muajsh është në luftë Ukraina ka festuar sot 31-vjetorin e pavarësisë nga Bashkimi Sovjetik. Gjithashtu pritej që Rusia të shpejtonte me sulmet e saj ndaj Ukrainës.

Më herët ishte raportuar që Rusia kishte lëshuar një raketë në një stacion treni në Chaplyne, zonë mes Dontesk dhe Dnipros në qendër të Ukrainës. Sky News raporton se nga ky sulm ka disa të vdekur e shumë të plagosur.  

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski ka konfirmuar se të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë ndërkohë që 50 të tjerë janë të plagosur./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts