Sulm me shigjeta në Norvegji, disa viktima

21:43 13/10/2021

Policia ndalon autorin: Veproi i vetëm

TĂ« paktĂ«n 4 tĂ« vrarĂ« dhe disa tĂ« tjerĂ« tĂ« plagosur Ă«shtĂ« bilanci i njĂ« sulmi nĂ« qytezĂ«n Kongsberg nĂ« Norvegji.

Një person përdori një hark dhe shigjeta për të sulmuar kalimtarët duke shkaktuar një masakër.

Policia lokale tha se autori kishte vepruar i vetëm dhe tashmë është vënë në pranga.

Autoritetet nuk e konfirmojnë ende numrin e saktë të viktimave.

Nuk dihen ende motivet e autorit ndërsa po hetohet nëse ngjarja ishte një akt terrorist.

Banorëve u është bërë thirrje të qëndrojnë në shtëpi deri në sqarimin e situatës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *