Sulm me thikë në Gjermani, 3 të vdekur dhe 6 të plagosur

19:21 25/06/2021

3 persona mbetën të vrarë dhe 6 të tjerë të plagosur në një sulm me thikë të ndodhur këtë të premte në Barbarossaplatz, në Wurzburg të Gjermanisë.

Sipas asaj që shkruajnë mediat ndërkombëtare, policia rrethoi menjëherë zonën dhe arrestoi autorin e dyshuar duke e plagosur atë me armë në këmbë.

Sipas autoriteteve gjermane situata është vënë nën kontroll dhe nuk ka më rrezik për qytetarët. Momentalisht nuk janë të qarta rrethanat apo shkaqet e ngjarjes së rëndë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *