Sulm me thikë në një kopsht në Kinë, 6 të vdekur

12:29 10/07/2023

Mes viktimave edhe 3 fëmijë, arrestohet një 25-vjeçar

Ky filmim tregon një 25-vjeçar në momentet kur sulmon me thikë një grup fëmijësh në një kopsht në qytezën Liançang në lindje të vendit.

6 persona humbën jetën, ndër të cilët 3 të mitur dhe 2 prej prindërve që shoqëronin fëmijët e tyre në kurset verore si dhe një edukatore. Një tjetër person mbeti i plagosur. Policia vuri në pranga autorin dhe e shoqëroi për ta marrë në pyetje. Sulmi me thikë ndodhi rreth orës 7 e 40 të mëngjesit sipas orës lokale.

Siç duket edhe nga pamjet, autori bën lëvizje të pazakonta, çka ka ngritur dyshime se ai mund të ketë vepruar nën efektin e alkolit ose të lëndëve narkotike. Policia kineze e quajti ngjarjen “një sulm të qëllimshëm”, por pa dhënë detaje. Kjo nuk është hera e parë që sulme të tilla ndodhin në institucionet arsimore. Ekspertët thonë se një prej shkaqeve është edhe stresi i lartë që shkaktuan masat e ashpra bllokuese të pandemisë.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts